Raporti i Institutit për studime politike (IPS) tregon se pasuria e 20-të miliarderëve më të pasur në botë për një vit është rritur për 742 miliardë dollarë. Pasuria e të gjithë miliarderëve në botë, megjithatë, gjatë kohës së pandemisë së koronavirusit është rritur për 4.000 miliardë dollarë.
Raporti i Institutit për studime politike (IPS), i publikuar në portalin Biznes insajder, tregon se nga 18 marsi i vitit 2020, e deri më 18 mars 2021, pasuria e 2.365 miliarderëve është rritur për 54 për qind, respektivisht për 4.000 miliardë dollarë, njofton agjencia Anadolia.
Në raportin thuhet se 20-të miliarderët më të pasur janë më të pasur për 742 miliardë dollarë, që është rritje për 68 për qind. Raporti i Organizatës ndërkombëtare “Oksfam”, i publikuar në fillim të vitit 2021, tregoi se miliarderët janë “më të rëndë” për rreth 3.900 miliardë dollarë. Në raport thuhet se këto para mund të ndihmojnë që askush mos të varfërohet për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe se mund të jenë të mjaftueshme që të blihen vaksina kundër Kovid-19 për të gjithë.