Fatos Metua, shqiptari që ka përfituar mbi 1.7 milion paund nga krîmi i organizuar do të duhet të kthejë mbrapsht vetëm 148,237 paund. Mediat britanike shkruajnë se 47-vjeçari me origjinë nga Shqipëria ka arritur t’i pastrojë paratë e përfituara nga organizata krîminale, të cilën ai vetë e drejton, në një mënyrë të hatashme.
Metua është fshehur pas një biznesi ndërtimi, ku ka rekrutuar punonjës, përfshirë edhe student, të cilët e ndihmonin për të transferuar drôgën në Devon. Në këtë mënyrë rrjeti i shpërndarjes së drôgës është zgjeruar duke e bërë shqiptarin një miliarder.
Por pas dy vitesh nën hetim, grupet hetimore në bazë të Ligjit të të Ardhurave të Krimit kanë zbuluar vetëm disa asete me vlerë 148,237 paund, me burime të dyshimta. Tashmë, Metua do të duhet të kthejë këtë vlerë, edhe nëse do të jetë i detyruar të shesë një shtëpi që zotëron në Wolverhampton dhe aksionet që ai zotëronte në kompaninë e tij të ndërtimit, shkruan Dosja.al.
Pavarësisht kësaj shume, aspak të konsiderushme, krahasuar me vlerat marramendëse që zotëron shqiptari, gruaja e tij është munduar t’i shpëtojë. Bashkëshortja e Metuas, e cila jeton në Shqipëri me fëmijët e tij, pretendoi se ajo zotëronte gjysmën e pasurive të tij, por ky pretendim u hodh poshtë nga gjyqtari Timothy Rose në gjykatën e Exeter.
Fatos Metua njihet në Londër si një nga të fortit shqiptar që ka zgjeruar rrjtin e shitjes së kânabisit. Ai është në të njëjtën bândë me Ali Kosrat, i cili gjithashtu duhet të shlyejë 13,082.50 paund.
Metua, 47 vjeç, banues në Wolverhampton, u dënua me pesë vite e katër muaj bûrg, në qershor të vitit të kaluar pasi pranoi tre akuza në lidhje me furnizimin e kânabisit.
Ai u identifikua si drejtuesi i grupit të krimit të organizuar nga një operacion mbikëqyrës gjashtë mujor i policisë i koduar operacioni “Corinth”. Banda u rrumbullakos kur Aliu dhe shoku i tij u përgjuan ndërsa dërgonin 13 kilogramë kanabis në një restorant Indian në Topsham. Menaxheri Hannan Miah kishte rënë dakord për të ruajtur drogën.
Mesazhet në telefon treguan se tregtarët ishin në kontakt të rregullt me Metuan në Wolverhampton dhe korrierët e tij.
Në seancën dëgjimore, vitin e kaluar, Metua, 46 vjeç; Roland Toska, 37 vjeç (korrier), dhe Kosrat Ali, 25 vjeç, pranuan akuzat. Toska u dënua me tre vite e tetë muaj, ndërsa Aliun për katër vjet e tre muaj bûrg.