Miliaderja e pazakontë që zotëron rrjetin sociale Bumble

49

Pasi kompania e saj Bumble doli në treg, pasuria e Whitney Wolfe Herd 31 vjeç, tejkaloi 1 miliard Dollarë. Forbes së fundmi publikoi listën vjetore të miliarderëve që përfshin më shumë se 2,770 njerëz, nga të cilët pothuajse 500 ishin të rinj. Sipas mediave amerikane personi më interesant në listen e miliarderëve të rinj është Whitney Wolfe Herd. Mediat theksojnë se ajo është gruaja më e re që fitoi 1 miliard dDllarë vetë, para të cilat nuk i përfitoi nga një trashëgimi e saj apo ndonjë divorc.

Historia e Herd është mjaft e pazakontë ku përfshin akuza për abuzim seksual dhe procese gjyqësore që nga koha kur ajo punoi në Tinder ku përvoja negative e ndihmoi atë të krijonte aplikacionin e saj të takimeve, Bumble.

Helen u largua nga Tinder për mosmarrëveshje, ndërkohë që ngriti një padi për ngacmin seksual që edhe pse u mohua nga kompania, i pagoi asaj 1 milion Dollarë dëmshpërblim. Nisur nga përvojat negative veçanërisht për abuzimet seksuale ajo vendosi të hapë aplikacioin Bumble ku vetëm gratë kanë të drejtë të nisin një bisedë me njërëz të tjerë. Sot pasuria e saj vlerësohet në rreth 1.3 miliardë Dollarë. Tinder dhe Bumble janë aplikacione që shërbejnë për të njohur njerëz të rinj.