Miley Cyrus mendon se suksesi i saj është sezonal

Këngëtarja amerikane, Miley Cyrus, mendon që suksesi i saj në muzikë është sezonal. Ylli i hitit “Wrecking Ball” para dy muajve e publikoi albumin e tetë të incizuar në studio, “Endless Summer Vacation”, që e përfshinë edhe hitin “Flowers”, i cili theu rekorde të transmetimit në platformat muzikore si dhe i kaloi tetë javë rresht në maje të toplistës “Billboard Hot 100”.

Por, në një intervistë të fundit për revistën “British Vogue” këngëtarja tregoi se me ta kuptuar që kënga “Flower” kishte prekur majat e toplistave muzikore, ajo ishte e vetëdijshme se gjithë kjo eufori e publikut rreth këtij projekti do të kalonte shpejtë.

“Unë jam esëll. Nuk konsumoj më alkool, por më pëlqen të festoj. Ishte ora një e mëngjesit kur Lil Nas X hyri në klubin e natës ku po argëtohesha me shoqërinë time, dhe ma bëri pyetjen më interesante. Më pyeti nëse po ndihesha e shqetësuar për suksesin që kënga ‘Floëers’ e ka arritur?. Por unë pa hezituar i thash që jo, sepse shumë shpejtë ajo do të kalojë nga vendi i parë në vendin e dytë të toplistave. Unë mendoj se gjithçka është sezonale. Shumë media kanë shkruar se ‘Ky është momenti i Mileyt’, dhe mendoj se kjo është e vërtetë. Është vetëm një moment suksesi i cili do të kalojë shpejtë. Kjo nuk do të thotë se jam pesimiste. Në fakt jam realiste dhe kjo gjë më duket në rregull. Në fakt unë e preferoj këtë, sepse nuk më pëlqen të jem në qendër të vëmendjes gjithë kohën”.

Advertisements

30-vjeçarja Cyrus, e cila në vitin 2020 u shkurorëzua nga aktori australian, Liam Hemsworth, tutje tregoi se albumi “Endless Summer Vacation” ishte publikuar në një kohë kur ajo nuk gjendej në Los Angeles dhe nuk kishte telefon mobil me vete. Sipas këngëtares, ajo kishte mësuar për suksesin e albumit dhe këngës “Floëers” nga i dashuri i saj 24-vjeçar, Maxx Morando.

Por, pavarësisht qëndrimit të saj realist ndaj suksesit, Miley deklaroi se ajo gjithmonë e ka prioritet fuqizimin e gruas, në çdo projekt që e realizon dhe në çdo hap të jetës.