Miley Cyrus “çmendet” për gjoksin e këngëtares shqiptare, ja çfarë i shkruan

Rita Ora e ka nisur fuqishëm vitin 2018 duke qenë e angazhuar me projekte muzikore, koncerte, reklama dhe koleksione të modës. Për të gjitha paraqitjet, këngëtarja shqiptare duhet të rregullohet për të marrë vëmendjen e duhur.

Dhe një moment i tillë është kapur nga fotografi Greg Williams, i cili e ka fotografuar Ritën teksa qëndronte para pasqyrës dhe stafi kujdesej për dukjen e saj.

27-vjeçarja e ka publikuar këtë foto në rrjetet sociale duke thënë se i pëlqen si është realizuar. Në këtë foto i Ritës i ka komentuar edhe këngëtarja Miley Cyrus, komenti i të cilës mori të gjithë vëmendjen.

“I dua gjokset e tua”, shkruan Miley koment i cili ka marrë mijëra pëlqime dhe qindra replika nga fansat.