Shkup, 8 tetor – Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte nga ora 20:45 do të luajë kundër Lihteshtajnit në Vaduz në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 7 në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2022. Pritshmëritë për këtë takim i tregoi seleksionuesi Bllagoja Milevski.
“Nuk ndjejmë presion. Jam i kënaqur nga ajo që e kemi punuar në stërvitje. I kënaqur jam me përqendrimin dhe angazhimin e futbollistëve. Jam i bindur se ne do ta justifikojmë rolin e favoritit. Do të jem i kënaqur me fitore, por për të arritur te ajo do të na nevojitet përqendrim maksimal. Nuk dua të komentoj variantet taktike. Lihtenshtajni veçanërisht në ndeshjet e fundit tregoi se është një ekip solid dhe mirë i organizuar, ne do të duhet të jemi në nivelin më të mirë” deklaroi Bllagoja Milevski seleksionues i përfaqësueses A të Maqedonisë.
“Sigurisht se do të na mungojë Enis Bardhi. Megjithatë, të gjithë të tjerët që do të performojnë mendoj dhe besoj se do të jenë në nivelin e duhur. Nëse Rakip do ta zëvendësojë Bardhi, do të vendosim para ndeshjes së nesërme për shkak disa lëndimeve të lehta dhe sipas tyre do ta përcaktojë 11-shen e parë. Të gjithë futbollistët që kanë lëndime të lehta janë në pikpyetje për lojë, por besojë që atë që do të jenë në fushë nesër do të japin maksimumin. Ndeshja e nesërme është krejtësisht e ndryshme nga ato tjerat. Nuk mundemi të bazohemi te tradita, pasi sipas meje kundërshtari është shumë kualitativ. Nuk ka formalitet, ne duhet të luajmë mirë për të fituar”, tha Milevski.