Shkup, 15 nëntor – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale angazhohet tërësisht që të vendosin standarde evropiane në të gjitha komunat me të cilat bashkëpunojnë, theksoi sot ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski në takim me eurodeputeten Irena Joveva, transmeton gazeta KOHA.
Në takim u fol për proceset evropiane dhe decentralizimin e Maqedonisë së Veriut.
“Ministria e Vetëqeverisjes Lokale punon në mënyrë aktive në procesin e decentralizimit. Kontribut i madh për zhvillimin e komunave janë edhe programet e BE-së përmes të cilave i punojmë projektet. Shpresojmë në rezultat pozitiv për marrjen e datës për negociatat e vendit për t’i arritur standardet e BE-së”, theksoi Milevski.(koha.mk)