Milevski: Kryetarët e pandërgjegjshëm të komunave fshihen pas vendimeve të Këshillit

36

Shkup, 27 janar – Kur të ketë përgjegjësi penale, atëherë edhe kryetarët e komunave do jenë më të përgjegjshëm, tha në intervistën për emisionin “Magazina Ekonomike” në Alasat M, ministri i vetëqeverisjes lokale, Goran Milevski.

Në vërejtjen e gazetarit që shteti disa herë i mbulon borxhet e komunave, ndërsa ato edhe më tej janë në borxhe, Milevski thotë se një pjesë e kryetarëve të komunave, pas borxheve të shlyera kanë vazhduar punën me nder, por shtoi se ka edhe kryetarë të papërgjegjshëm.

“Ata tani fshihen pas vendimeve të Këshillit, i cili si trup kolektiv nuk mban përgjegjësi. Kryetarët e komunave mund të mendojnë diçka, që do kalojë me vendim në Këshill, dhe ata do mund t’i shpenzojnë paratë ashtu si kanë synuar dhe ligjërisht do jenë të mbuluar. Kjo duhet të pamundësohet, të mos mund kryetari i komunës të tregojë rezultatet që i ka premtuar para qytetarëve dhe të mos ketë mjete për t’i realizuar, të marrë borxhe pa asnjë bazë dhe të futet në vorbull prej ku nuk ka kthim prapa”, thotë Milevski.