Shkup, 7 nëntor – Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski dhe kryetarët e komunave të Karposhit dhe Gazi Babës, Stefan Bogoev dhe Borsi Georgievski sot deklaruan që e mbështesin propozimin e deputetëve nga pushteti të cilët planifikojnë që ta ndërrojnë mekanizmin mbrojtës i cili i ndalon në të ardhmen komunat që të mos vazhdojnë me grumbullimin e borxheve të reja. Në vend që komunat projeksionet e tyre vjetore të të ardhurave t’i projektojnë me rritje më së shumti prej 10 për qind të shpenzimeve mesatare në tre vitet e fundit, tani deputetët e BDI-së dhe LSDM-së po propozojnë që të shpenzohet deri në 30 për qind më shumë se mesatarja trevjeçare, njofton KOHA.
“Prej se e mora funksionin ministër i Vetëqeverisjes Lokale një nga problemet kryesore, që kryetarët e komunave më treguan ishte ky kufizim i buxhetit prej 10 për qind, i cili kufizon që t’i planifikojnë investimet zhvillimore dhe praktikisht paratë u kanë shkuar për shlyerjen e borxheve të kryetarëve të vjetër dhe ata nuk kanë qenë në gjendje t’i planifikojnë projektet dhe t’i zbatojnë projektet që ua premtuan qytetarëve”, deklaroi ministri Milevski pas vizitës të këndit inkluziv të lojërave për fëmijë në Komunën e Karposhit.
Pak është qesharake, siç tha ai, nga ana e opozitës kur kritikon se komunat duan të detyrohen ndërsa të gjitha borxhet që janë bërë janë pësuar nga kryetarët e komunave përgjatë dhjetë viteve të kaluara, të cilët ishin kryesisht nga VMRO-DPMNE.
“Ata duhet të heshtin për këtë temë sepse nuk janë relevantë për të diskutuar. Unë do t’u bëja apel kryetarëve aktual të komunave të mbajnë llogari, që të mos ketë detyrime të mëtutjeshme të buxhetit. Kjo zgjidhje që ishte me 10 për qind kufizim me të vërtetë e pengoi zhvillimin e komunave. Ndoshta Qeveria dhe BNJVL duhet të gjejnë ndonjë zgjidhje tjetër me të cilën do t’i shpëtonin komunat dhe qytetarët nga borxhet, por kjo me 10 përqindëshin nuk ishte zgjidhje, të cilën e kishte propozuar ministri i atëhershëm”, konsideron Milevski.
Kryetari i Komunës së Karposhit, Stefan Bogoev deklaroi se ai përgjithësisht pajtohet me Ministrin Milevski.
“Nga komunat del kjo nevojë. Kemi një situatë ku, po flas për komunën time, shuma e projektuar maksimale e të ardhurave që ishte në përputhje me këtë ligj, që është plus dhjetë për qind, vinte diku në të njëjtin nivel me angazhimet e ndërmarra prej më parë. Praktikisht nuk mund të projektoni ndonjë zhvillim tjetër. Me këto 30 për qind që janë propozuar në Kuvend, u mundësohet komunave të realizojnë investime që do të nënkuptonin të ardhura të ardhshme”, tha Bogoev.
Me ketë rritje prej 30 për qind, siç pohoi ai, u mundësohet komunave të hyjnë në investime. Bogoev informoi se ai dhe kolegët e tij për këto dy vjet kanë dëshmuar se po punohet në mënyrë mjaft ekonomike. Ai shtoi se ka raste të izoluara kur ka shpenzime të papërgjegjshme nga disa komuna dhe kryetarë komunash.
Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski tha se kur ai mori detyrën në vitin 2017 ka trashëguar një borxh prej 2,5 miliardë eurosh ose mbi 140 milionë denarë. Prej tyre, siç tha ai, 80 për qind i kemi kthyer.
“Unë e mbështes vendimin, 30 për qind mund ta zbusin afërsisht këtë pjesë prej 10 për qind që ishte e imponuar,” tha Georgievski.
Ai konsideron se ligji duhet të rregullohet, të jetë në funksion të vetë kryetarëve dhe këshillave që të mund të përdorin fondet në vitin aktual.
“Ne nuk mund të harrojmë që paralelisht po i paguajmë edhe borxhet e vjetra, të dhjetë, 15 viteve të kaluara të ish-kryetarëve të komunave. Ne paralelisht po i kthejmë, po punojmë dhe po luftojmë për buxhet më të madh, për infrastrukturë më të mirë dhe me kapacitet të shtuar që komunat duhet të kenë në shumë fusha”, u shpreh Georgievski. (koha.mk)