Shkup, 11 nëntor – Ministria e Vetëqeverisjes Lokale përmes programit për zhvillim të barabartë rajonal me 4.243.000 denarë e financon realizimin e projektit “Rregullim hortikulturor dhe të partneritetit të bregut të liqenit dhe formimin e plazhit të kësaj pjese të bregut të Liqenit të Dojranit, ndërsa komuna merr pjesë në bashkëfinancimin e tij me 400.000 denarë, raporton KOHA.
– “Çdo vit përmes programit për zhvillim të barabartë rajonal Ministria e Vetëqeverisjes Lokale financon projekt për përmirësimin e kushteve për zhvillim të turizmit në Dojran. Këtë vit, Qendra për zhvillim në bazë të prioriteteve të konfirmuara e propozoi këtë projekt, ndërsa Ministria e Vetëqeverisjes Lokale, krahas këtij projekti në Dojran, financon edhe 13 projekte të tjera për zhvillim në Rajonin planor juglindor, për zhvillim të fshatrave dhe të rajoneve me nevoja specifike zhvillimore, në shumë të përgjithshme prej 44,4 milionë denarëve. Dojrani implementon projekt me Komunën Kukush, që financohet nga Programi IPA për bashkëpunim tejkufitar me Greqinë për mbrojtje të ekosistemit në rajonin kufitar, në vlerë të përgjithshme prej 1.4 milionë eurove”, sqaroi ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Mlievski.
Sipas tij, Dojrani do të vazhdojë të zhvillohet me mbështetje financiare të projekteve për zhvillim të rajonit planor, por edhe me mjete nga Programi IPA i Bashkimit Evropian për bashkëpunim tejkufitar, që gjithashtu e koordinon Ministria e Vetëqeverisjes Lokale.
– Ministria e Vet[qeverisjes lokale theksoi se me kryetarin e Komunës së Dojranit, Ango Angov janë marrë vesh për planet e Komunës për zhvillim të ardhshëm lokale, për investim më të madh në infrastrukturë dhe në rregullimin e plazheve, sepse Dojrani disponon me kapacitet të madh të akomodimeve, posaçërisht në akomodimin privat për çka nevojitet edhe përgatitje adekuate infrastrukturore. (koha.mk)