Mbrojtësi serb Nikola Milenkovic ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin e Fiorentinës, duke ua barë të qartë drejtuesve të klubit vjollcë se dëshiron të largohen në fund të sezonit.
Kontrata aktuale e mbrojtësit 23-vjeçar skadon në verën e 2022-shit dhe Fiorentina është e detyruar ta shesë këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero, ndërsa ofertat për kartonin e tij nuk mungojnë.
Në Itali kanë shfaqur interes Interi e Juventusi, megjithatë gjasat janë që mbrojtësi të transferohet në kampionatin anglez, aty ku ka një derbi mes dy Manchester-ëve për të marrë shërbimet e tij.
Fiorentina e vlerëson rreth 35 milionë euro kartonin e serbit 23-vjeçar dhe një shifër të tillë për momentin vetëm klubet angleze kanë mundësi ta paguajnë, ndaj edhe gjasat janë që sezonin e ardhshëm Milenkovic ta shohim në Premier League.