Milenko Nedellkovski përmes profilit të tij në Fejsbuk u lavëdrua se i pari ka bërë me dije se ku është ish kryeministri Nikolla Gruevski. Ai ka pohuar se Gruevski ka ikur me logjistikë nga Stoilkoviq dhe Jakimovski, nga Kriva Pallanka në drejtim të Podrzhi Konj dhe Luke, kështu që në afërsi të trekëndëshit me Serbinë dhe Bullgarinë tek vendi Prolesje në Serbi.
Sipas Nedellkovskit, ish kryeministri pastaj ka shkuar përmes Radovnicës dhe Donji Stajevac në drejtim të Vranjës.
“Prej aty për Beograd, Novi Sad me asistencë të Vuçiqit. Me urdhër dhe leje të Orbanit përmes kufirit ku nuk ka vendkalim kufitar në afërsi të fshatit Gorni Tavankut. Edhe kështu”, ka shkruar Nedellkovski.