Vincenzo Montella, trajneri i Milanit, ka marrë një lajm të mirë pas seancës stërvitore, e cila është zhvilluar të shtunën paradite. Sipas Sky Sport, sulmuesi kroat, Nikola Kaliniç po vazhdon punën e rimëkëmbjes dhe pritet të jetë gati për derbin ndaj Interit, i cili luhet me 15 tetor. Kurse, me ekipi në stërvitje ka dal edhe mesfushori, Giacomo Bonaventura. Ndërsa, në dyshim për ndeshje ndaj Interit është mbrojtësi argjentinas, Mateo Musacchio, i cili ka pësuar një lëndim.