Vazhdojnë punimet, për momentin vetëm në teori, për stadiumin e ri të Milan-it dhe Interit. Sipas “Corriere dello Sport”, dy klubet e Milanos do të investojnë 700 milionë euro për impiantin e ri, edhe pse mbetet për t’u kuptuar se ku do të ndërtohet. Kuqezinjtë dhe zikaltrit do të duhet të presin të paktën 4 vite: 18 muaj do të duhen për të marrë autorizimin, ndërsa 30 të tjerë për punimet. Në teori, dy skuadrat do të luanin në stadiumin e ri nga sezoni 2023/24.