Lucas Ocampos do të kryejë të hënën testet mjekësore për të nënshkruar kontratë me AC Milan, në formë huazimi nga klubi francez Olympique Marseille. “Jam i lumtur që jam këtu, synoj të jap më të mirën nga vetja”, ka thënë shkurt Ocampos, me rastin e arritjes në qytetin e Milanos. Mesfushori ofansiv ka luajtur për Genoan në formë huazimi me kontratë njëvjeçare, por u transferua te Milan me drejtat e blerjes që mbesin Genoas.