Tashmë është bërë edhe zyrtare kalimi i sulmuesit kroat, Mandzukic te skuadra e Ac Milanit. “AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë transferimin e Mario Mandzukic. Klubi dhe sulmuesi janë pajtuar për një ujdi deri në fund të sezonit aktual me mundësi për zgjatjen e kontratës për edhe një vit”, thuhet në njoftimin e Milanit. Milani po ashtu konfirmoi se 34-vjeçari do ta veshë fanellën me numrin 9.