Lucas Paquetá është zyrtarisht një lojtar i Milan-it. Sulmuesi brazilian i datëlindjes 1997-të, i cili ka zhvilluar më parë vizitat mjekësore, do të mund të zbresë në fushë me kuqezinjtë duke filluar nga 19 janari. Klubi milanez, në fakt, ka depozituar kontratën e futbollistit amerikanojugor, i cili është larguar nga Flamengo për të provuar fatin e tij në Europë. Kështu, trajneri Gattuso do të ketë një armë më shumë për fazën e dytë të sezonit.
https://www.youtube.com/watch?v=V_6-WjMH5N0