Milani do ta mbajë Gennaro Gattuson si trajner në sezonin e ardhshëm vetëm nëse ai siguron kualifikimin në Ligën e Kampionëve.
Sipas gazetës “Corriere della Sera”, trajneri e di se e ardhmja e tij varet nga përfundimi i sezonit në top-katërshe në Serinë A.
Milani aktualisht është i shtati në tabelën e Serisë A me 36 pikë pas 22 ndeshjeve, me vetëm dy më pak se pozita e katërt Atalanta. “Kuqezinjtë” më vonë luajnë me Cagliarin në ndeshjen e mbetur me mundësinë për të kaluar në pozitën e kërkuar.