Milani synon transferimin e Cornelius

12

Milani synon që ta përforcojë repartin ofensivë gjatë afatit kalimtar të janarit. Gjiganti italian është në krye të Serie A, por e di që për ta mbajtur këtë pozitë i duhen ende përforcime në janar. Njëri nga emrat që është në listën e kuqezinjve është ai i danezit, Andreas Cornelius që është për momentin i huazuar te Parma nga Atalanta. 27-vjeçari shihet si zëvendësuesi adekuat i Zlatan Ibrahimovic dhe trajneri Pioli e pëlqen shumë atë.

Tuttosport ka raportuar se Rossonerët janë gati të shpenzojnë deri në 15 milionë euro për transferimin e tij. Reprezentuesi danez po e kalon sezonin e tij të dytë si i huazuar te Parma, ndërsa në 32 ndeshje nga viti 2019 ka shënuar 12 gola e ka bërë pesë asistime. Cornelius më parë ka luajtur edhe për skuadra tjera si Copenhagen, Cardiff City e Bordeaux.