Në Itali janë të bindur, mesfushori Stefano Sensi do të veshë fanellën e Milanit sezonin e ardhshëm. Sipas “Tuttosport”, kuqezinjtë kanë arritur marrëveshjen me Sasuolon për blerjen e mesfushorit 23-vjeçar.
Kjo lëvizje pritet t’i kushtojë Milanit plot 25 milionë euro, teksa mesfushori do të firmosë një kontratë 5 vjeçare. Klubi kuqezi do të paguajë vetëm 13 milionë euro sepse 12 milionët e tjerë do të llogariten nga transferimi i mesfushorit Lokateli te Sasuolo. Ky i fundit është në pronësi të Milanit teksa aktivizohet si i huazuar te skuadra e Sasuolos.