Gjithnjë e më shumë, zërat mbi të ardhmen e Leonardo Bonuçit te Milani po shtohen. Tashmë po flitet për një “bye” të mundshme të mbrojtësit italian në merkaton e ardhshme të dimrit, një hipotezë e mohuar më vonë kategorikisht nga kuqezinjtë, të cilët donin për të mohuar gjithçka. Megjithatë, mundësia që të largohet nga Milani duket se ekziston, sepse ish-mbrojtësi i Juventusit është i vetëdijshëm se gjendja aktuale e Milanit është shumë e keqe, e paparashikueshme për të gjithë në fillim të sezonit, pas një merkatoje faraonike mbi 200 milionë euro.
Siç është raportuar nga “Tuttosport”, një nga klubet më të interesuara për Bonuçin është Çellsi, me trajner Antonio Konte. Ky i fundit ka një marrëdhënie ende shumë të mirë me ish-lojtarin e tij te “Zonja e Vjetër”. Bashkëjetesa e të dyve si bardhezinj ishte më shumë se pozitive në vitet që punuan te Juventusi, pa harruar eksperiencën në kombëtare, që kulmoi me testin e shkëlqyer të axurrëve në Kampionatin Evropian 2016.
Pak kohë më parë, ishte lojtari që testoi terrenin për të kuptuar se sa shanse kishte për të parë trajnerin Konte në stolin e Milanit, në vitin 2018, por përgjigja ishte negative. Është e mundur, prandaj, që bashkimi i shumëpritur mund të bëhet jo në Itali, por në atë Angli, aq shpesh të prekur gjatë karrierës nga Bonuçi. Kuqezinjtë pranojnë kontaktin mes palëve. “Të tilla interesime janë kryesisht normale, megjithatë, kontaktet mes protagonistëve të mëdhenj mungojnë. Kur ka respekt dhe dashuri, të tilla gjëra që janë pjesë e futbollit”, thonë nga klubi kuqezi.