Milani ka kohë që ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të Napolit, Mario Rui, mirëpo nuk do ta ketë të lehtë transferimin e tij. Tuttosport bën të ditur se Torino është një prej klubeve që është përfshirë në garë për shërbimet e futbollistit portugez. Rui është një prej lojtarëve që do të largohen nga Napoli këtë verë, ashtu që është duke i shqyrtuar ofertat.
Milani planifikon ta përforcojë fazën defensive me angazhimin e mbrojtësit të majtë, porse duhet të presë vendimin e tij. Nga ana tjetër, Torino i ka premtuar më shumë minutazh loje dhe për këtë arsye preferohet më shumë nga Rui.