Milani pas Demiralit

Qendërmbrojtësi i Përfaqësueses së Turqisë, Merih Demiral ka gjasa të mëdha që gjatë afatit kalimtar të janarit t’i bashkohet skuadrës së Milanit.

“Gazzetta dello Sport” ka raportuar të premten se Milani tashmë ka kontaktuar Juventusin dhe po kërkon huazimin e Demiralit për gjashtë muaj.

Demiral para fillimit të këtij edicioni u transferua te Juventusi nga Sassuolo për 18 milionë euro, por deri më tani ka vetëm një paraqitje në Serie A, transmeton Koha Ditore.

Te Juventusi po mendojnë ta huazojnë Demiralin te Milani, pasi do të kishte mundësi më të mëdha për të luajtur.

21-vjeçari, ka kontratë me Juventusin deri në verën e vitit 2024. Ai ka edhe dhjetë paraqitje me Turqinë.