Milani ka vendosur të nxjerrë në shitje, sulmuesin Kristofor Piontek, pas afrimit në skuadër të Zllatan Ibrahimoviç. Sipas “Milan News”, kuqezinjtë i kanë vendosur çmimin 35 milionë euro, sulmuesit 24-vjeçar.
Kujtojmë që shuma është e njëjtë me atë që paguan 7 herë kampionët e Champions Ligës, për të siguruar shërbimet e Piontek, një vitë më parë, nga radhët e Xhenoas.
Janë zbuluar edhe klubet e interesuara për sulmuesin polak. E para që ka hyrë në garë nga Seria A është Fiorentina, teksa nuk mungojnë kërkesat nga Premier Liga, nga klube si Aston Vila dhe Njukastëll, që luftojnë për mbijetëse. Bajern Leverkusen është klubi tjetër i interesuar për Piontek. Ndërkohë pritet me mjaft kureshtje të mësohet se cila do të jetë e ardhmja e sulmuesit Piontek.