Milani ka pësuar humbjen e parë në sezonin e ri të Series A. Klubi nga Milano u mposht 4 me 1 nga Lazio në kuadër të xhiros së tretë në Itali. Ciro Immobile shënoi tre golat e parë të ndeshjes. Ai realizoi në minutat 38, 42 dhe 48. Vetëm dy minuta pas golit të tij të tretë shënoi Luis Alberto. Golin e vetëm për Milanin e shënoi Riccardo Montolivo në minutën e 56-të. Nga tri ndeshje Lazio ka 7 pikë, ndërsa Milani 6.