Milani merr vendimin për Musacchion

18

Mateo Musacchio është një nga futbollistët e Milanit që i përfundon kontrata në verën e ardhshme, por ndryshe nga emra si Ibra, Calhanoglu dhe të tjerë, drejtuesit e klubit milanez nuk kanë ndërmend t’i rinovojnë bashkëpunimin spanjollit. Dëmtimet e shpeshta kanë bërë që Musacchio të mbetet më shumë në infermieri, ndërsa duke parë stabilitetin e krijuar me dyshen Romagnoli-Kjaer dhe të riun Gabbia në pankinë, te Milani nuk kanë ndërmend t’i ofrojnë kontratë të re mbrojtësit spanjoll.

Aktualisht për Musacchion kanë shfaqur interes klube si Valencia e Villareal, të cilat mund të paguajnë një shifër simbolike për ta marrë që në janar, ose të presin qershorin për ta transferuar me parametra zero.