Kampioni i Francës, Paris Saint-Germain nuk e ka ndërmend të heq dorë nga shërbimet e mesfushorit të Evertonit, Idrissa Gueye përcjellë “L’Equipe” të premten. Pasi Evertoni ka refuzuar ofertën e parë prej 25 milionë eurosh, PSG-ja është e gatshme të paguajë edhe dhjetë milionë euro më shumë për të transferuar 29-vjeçarin gjatë kësaj vere, transmeton “Koha Ditore”, përcjellë gazeta Koha.
Mesfushori defensiv pëlqehet shumë nga trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel që e kërkon me çdo kusht për edicionin e ardhshëm.
Gueye në edicionin e fundit ka regjistruar 33 paraqitje në Premier League dhe ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2022. Ai është reprezentues i Senegalit kurse karrierë ka bërë edhe te Aston Villa e Lille në Evropë.