Milani largon futbollistin dhe e gjobit!

Sipas asaj që shkruan “Sportmediasert”, Tiemouè Bakayoko do të marrë një gjobë thuajse 90 mijë eruo nga klubi, që nuk i beson justifikimit të tij se i kishte mbaruar karburanti teksa po i drejtohej stërvitjes në Milanello, ku mbërriti 1 orë më vonesë.

Sjellja e Bakayoko nuk ka pëlqyer aspak, edhe pse afrikani kërkoi falje përpara grupit. Jo vetëm kaq, por drejtuesit kanë marrë një vendim drastik: mesfushori do të kthehet te Chelsea dhe nuk do të paguhen të famshmet 35 mln euro për kartonin e tij, edhe nëse arrihet Champions League.

Gattuso do të largohet gjithashtu, ndaj nuk ka asnjë arsye të qëndrojë. Një vendim ky i papritur dhe bujshëm, pasi tifozët shpresonin që Bakayoko të qëndronte, pasi këtë sezon kishte treguar lojë shumë të mira.