Drejtuesit e Milanit janë pranë zyrtarizimit të goditjes së tretë në merkato. Kuqezinjtë pas kanë siguruar shërbimet e mesfushorit Kruniç dhe mbrojtësit Teo Hernandez. Milani është një hap larg mesfushorit të Empolit, Ismail Benaser. Futbollisti algjerian do t’i kushtojë kuqezinjve 16 milionë euro, plus bonuset. Ndërkohë, për lojtarin është përgatitur një kontratë pesëvjeçare me 1.3 milionë euro në sezon.
21-vjeçari ishte një nga më të dalluarit e Empolit në sezonin e fundit, pavarësisht se skuadra nuk ia doli të qëndronte në elitën e futbollit italian. Mesa duket pas këtij transferimi, drejtuesit kuqezinj kanë hequr dorë përfundimisht nga huazimi i mesfushorit të Real Madridi, Dani Sebajos.
Ndërkohë, tashmë Milani është fokusuar te reparti ofensiv, ku kërkohet një alternativë sërish me low cost, apo nëpërmjet formulës së huazimit. Kështu, në fokus janë dy madrilenët Mariano Diaz dhe Borja Majoral.