Drejtori i përgjithshëm i Milanit, Marko Fassone, nuk e ka fshehur aspak zhgënjimin e tij pas humbjes 2-0 të pësuar nga kuqezinjtë në fushën e Sampdorias. “Besimi në vetvete nuk vjen menjëherë, por nëpërmjet rezultateve. Ky besim duhet të ishte krijuar tani dhe në fushë nuk është parë. Unë uroj që të shihet sa më shpejt. Nuk besoj se Sampdoria është në nivelin tonë, Giampaolo ka bërë një punë shumë të mirë, na ka bllokuar, i duhen bërë komplimentet, por Milani është më i fortë se Sampdoria dhe duhet të futet në fushë me një mentalitet tjetër.
Milani nuk mund të humbasë kundër skuadrave që janë më të dobëta”, tha Fassone. Tashmë është e qartë se, nëse gjërat nuk do të shkojnë mirë kundër Romës dhe Interit, Montella rrezikon vendin e punës, teksa, sipas shtypit italian, drejtuesi kuqezinj kanë kontaktuar Valter Mazzarrin, ish-trajneri i kushërinjve zikaltër.