Emër i ri për sulmin e Milanit, pasi drejtuesit kuqezi po mendojnë të sjellin në “Milanello” Gaston Pereiron. 24-vjeçari shkëlqeu sezonin e kaluar me fanellën e PSV Eindhovenit, duke realizuar 11 gola dhe dhënë 8 asiste, çka tërhoqi vëmendjen e klubit të Milanit.
Maldini dhe Boban kanë nisur menjëherë bisedimet me menaxherin e uruguaianit, Paco Casal, për ta transferuar sa më parë futbollistin në Serinë A. Për ta lënë të lirë sulmuesin, drejtuesit e klubit holandez kërkojnë 20 milionë euro.