Milani kërkon mesfushorin e Shqipërisë, Bologna më afër

Një lajm i bujshëm është publikuar nga mediet italiane në lidhje me mesfushorin e kombëtares shqiptare, Emanuele Ndoji. Mesfushori i Brescia-s pritet të largohet nga ekipi që sapo u ngjit në Seria A.

Shqiptari zhvilloi një sezon fantastike dhe fitoi vëmendjen e shumë klubeve, ndërsa Brescia i ka dhënë urdhër të prerë: Ndrysho menaxher, ose shitu! Mario Giufredi, agjenti i të riut, po punon për një ekip të ri.

Milani ka hedhur sytë nga shqiptari, ndërsa interesimin më të madhe ka Bolgona. Skuadra e Seria A është më pranë tij, por problem mbetet kartoni i Ndojit që kap vlerën e 5 milion eurove.