Milani jep lajmin e rëndësishëm për projektin kundër racizmin, do të nisë pikërisht në derbi

Racizmi është një nga çështjet më të diskutuara kohët e fundit, pas ngjarjeve të ndodhura me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku, dhe mesfushorit të Milanit, Frenk Kesi.

Pikërisht klubi kuqezi ka dhënë një lajm shumë të mirë ditën e sotme, pikërisht për këtë çështje. Milani ka njoftuar ditën e sotme krijimin e një task force të brendshme, të mbështetur nga një kompani këshilluese, për të luftuar racizmin në futbollin italian.

Ky grup operativ do të përpiqet të ndërgjegjësojë publikun në stadium, monitorimin dhe trajtimin e incidenteve raciste. Pikërisht ky projekt do të nisë ditën e nesërme, në ndeshjen që kuqezinjtë do të zhvillojnë kundër Interit.

Për këtë ka folur edhe drejtori i përgjithshëm i Milanit, Ivan Gazidis, i cili shprehet: “Futbolli italian duhet të bëhet i vetëdijshëm dhe të marrë një pozicion të fortë kundër sjelljeve raciste. Milani do të ketë një rol udhëheqës për këtë çështje, duke promovuar vlera themelore njerëzore që na prekin të gjithëve ne.”