Milani hyn në garë për Lamelan

22

Milani i është bashkuar garës për sulmuesin e Tottenhamit, Erik Lamela.

Sipas mediave italiane drejtuesit e klubit janë të gatshëm të nisin negociatat me ekipin anglez për Lamelan.

Sulmuesi argjentinas ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2022, por e ka kërkuar largimin këtë verë.

29-vjeçari është i pakënaqur me minutazhën këtë sezon. Përveç Milanit, në garë për Lamelan është edhe Napoli.

Tottenhami për ta liruar lojtarin po kërkon mbi 25 milionë euro. Lamela këtë edicion ka luajtur vetëm 631 minuta në Premier League dhe ka shënuar një gol.

Ai është pjesë e Tottenhamit që nga viti 2013, kur u transferua nga Roma.