Portieri i Burnleyt, Joe Hart, ka qenë njëri prej kandidatëve për ta zëvendësuar Pepe Reinan te skuadra italiane, Milan. Mirëpo, Rossonerët kanë hequr dorë nga portieri anglez dhe kanë vendosur ta transferojnë boshnjakun Asmir Begovic, i cili është pjesë e Bournemouthit.
Reina do të kalojë te Aston Villa, ku do të luajë deri në fund të sezonit aktual, prandaj klubi italian është në kërkim të zëvendësuesit të tij.