Skuadra kuq e zi, tashmë me pronarë të ri kinez, përmes faqes së saj zyrtare ka njoftuar se, Massimo Mirabelli është emëruar Drejtor Sportiv i klubit. “AC Milan njofton se ka emëruar Massimo Mirabelli si Drejtor Sportiv. Klubi i uron mirëseardhje dhe i dëshiron suksese në punë”, thuhet në njoftimin e Milanit. Ndërsa CEO apo zëvendësi i Adriano Gallianit është emëruar Marco Fassone.