Donnarumma nuk do të largohet lirë nga “San Siro”, Milani ia ka bërë me dije këtë PSG-së dhe ka refuzuar ofertën e parë të klubit francez. Milani ka hedhur poshtë ofertën e Paris Saint-Germain prej 20 milionë eurosh plus kartonin e Alphonse Areola për portierin, Gianluigi Donnarumma.
U raportua se Milani dhe PSG-ja janë në bisedime për të shitur Donnarumman me një marrëveshje për 50 milionë euro. Sipas “Sport Mediaset” dhe “Tuttomercatoweb”, oferta e parë ishte 20 milionë euro plus kartoni i Alphonse Areola, por Milani do më shumë. Madje, sipas “Sport Mediaset” Milani s’do të jetë i kënaqur as me ofertë 30 milionë euro.
20-vjeçari italian ka edhe dy vite kontratë me klubin nga “San Siro”.