Kryetari i Milanos, Giuseppe Sala, ka thënë se pas një takimi Interi e Milani janë pajtuar që të investojnë në “San Siro”. Stadiumi “San Siro” shfrytëzohet nga të dy gjigantët e Serie A, transmeton Koha.net.
“Do të krijojmë një komision për të verifikuar të gjitha mundësitë që kemi në dispozicion. Synimi kryesor është që të gjejmë zgjidhjen për nevojat e klubeve brenda disa muajsh”, është shprehur Sala pas takimit me udhëheqësit e klubeve.
Ai më tutje ka thënë se, “u pajtuam që një stadium i rinovuar dhe modern është një element vlere për qytetin e Milanos dhe për të dyja klubet. Të dy klubet thanë se do të investojnë”.