Milani ka vendosur ta huazojë sulmuesin e ri kosovar, Ismet Sinani në ekipin La Sicula Leonzio. Përfaqësuesi U-21 i Kosovës është rritur në ekipin e të rinjve të Rossoneri, ndërsa sezonin e kaluar e kishte kaluar në formë huazimi tek Juve Stabia
Ismet Sinani është bërë me ekip të ri, shkruan Gazeta Express, përcjellë gazeta Koha. Sulmuesi i ri kosovar i Milanit është huazuar tek ekipi La Sicula Leonzio.
Lajmin e ka bërë të ditur klubi italian, i cili do ta ketë opsionin e blerjes definitive të futbollistit të lindur në vitin 1999.
Sinani është rritur në ekipin e të rinjve të Rossoneri, ndërsa sezonin e kaluar e kishte veshur fanellën e Juve Stabias, që u inkuadrua në Serie B në fund të sezonit të rregullt.
Sinani, i lindur në Itali por me pasaportë shqiptare dhe kosovare, ka vendosur ta vesh fanellën e Kosovës, me të cilën ka luajtur me ekipin U-19 dhe U-21.