Sulmuesi i Genovas, Krzysztof Piatek, është shumë pranë transferimit te Milani. Presidenti i Genovas thuhet se ka dhënë dritën jeshile për transferimin e polakut te rosonerët në këtë afat kalimtar.
Piatek pritet të zëvendësojë yllin argjentinas, Gonzalo Higuain, i cili shumë shpejt pritet të largohet nga Milani.
23-vjeçari Piatek autori i 13 golave në kampionat dhe i 19 golave në total me Genoan në këtë sezon do të transferohet te Milani në formë huazimi me detyrim blerjeje nga ana e klubit kuqezi verën e ardhshme për një shifër të përafërt me 40 milionë euro.