Ndërsa pritet formalizimi i emërimit të Giampaolo si trajner i ri, Milani bën goditjen e parë në merkaron e kësaj vere. Fjala është për Rade Krunic. Mesfushori boshnjak, i lindur në vitin 1993, në fakt, mbërriti herët në klinikën “La Madonnina”, të martën, për t’iu nënshtruar testeve mjekësore. Menjëherë pas kësaj do të nënshkruajë kontratën, që do ta lidhë atë me klubin kuqezi.
Krunic u kërkua me forcë nga Giampaolo, i cili e ka trajnuar boshnjakun në kohën që drejtonte Empolin. Milani ka mundur rivalitetin e Genoa për këtë futbollist, duke i paguar Empolit 8 milionë euro, pa llogaritur premiot e ndryshme. Kjo është goditja e parë e Milanit të ri, siguruar nga dyshja Maldini-Boban.
🔴⚫ IL PRIMO ACQUISTO 🔴⚫
.#Krunic arriva alla clinica la Madonnina per sostenere le visite mediche. Nelle prossime ore diventerà ufficialmente il primo acquisto del #Milan.
.
🎥: @TRolfi pic.twitter.com/rnc3O9GpPI
— MilanNews.it (@MilanNewsit) June 18, 2019
Ndërkohë, siç është raportuar nga “Sky Sport”, agjenti Giuseppe Riso ka mbërritur në “Casa Milan” për të folur mbi klientin e tij, Stefano Sensi. Mesfushori në fjalë është një objektiv i madh për Milanin, por Sassuolo aktualisht kërkon 20 milionë euro, plus bonuse për futbollistin e vet.