Skuadra italiane, AC Milan ka njoftuar se ka përmirësuar kushtet e kontratës së sulmuesit Patrick Cutrone, ndërsa kohëzgjatja ka mbetur e njëjtë. Cutrone këtë sezon është një nga lojtarët kryesor të Milanit, duke shënuar në Serie A dhe Europa League.
“AC Milan njofton se ka përmirësuar kushtet ekonomike të Patrick Cutrone, ndërsa kohëzgjatja e kontratës ka mbetur e njëjtë”, thuhet në njoftimin zyrtar. Kontrata aktuale e italianit skadon në vitin 2021.