Europa League vjen këtë të enjte me ndeshjet e raundit të tretë në grupe, 8 prej të cilave si dhe golat direkt do të transmetohen në kanalet e Supersport.
Në 18:55 luhen takimet e para, ku janë përzgjedhur ato që kanë më shumë interes për publikun shqiptar.
Me plagët e derbit të Madonninës ende të pashëruara, Milani do të presë në “San Siro” Betis Sevillan, me synimin për të hedhur një hap të sigurt drejt kualifikimit. Kuqezinjtë e Gattusos kanë grumbulluar pikë të plotë në dy ndeshjet e para dhe nëse fitojnë edhe me anadaluzët, atëherë do ta çonin të paktën 5 pikë diferencën me vendin e dytë. Po në këtë grup luhet edhe Dudelange – Olympiakos.
Një tjetër ndeshje emocionuese do të zhvillohet në Lisbonë mes Sportingut dhe Arsenalit, dy ekipet favorite për të vijuar më tej. Këtë e tregon edhe fakti që të dyja skuadrat kanë marrë fitore në ndeshjet e para, kështu që edhe një barazim mund të konsiderohet rezultat pozitiv në këtë përballje të parë direkte. Nuk do të mungojë në ekranin e Supersport as Qarabag-Vorskla Poltava, ku protagonistë në fushë mund të jenë dy shqiptarë, Ansi Agolli për vendasit dhe Ardin Dallku i skuadrës ukrainase.
Takimi i fundit në orën 18:55 që do të transmetohet nga Supersport është Anderlecht-Fererbahce. Po në këtë grup luhet edhe Trnava – Dinamo Zagreb.
Në orën 21:00 spikat takimi i “Velodrome” Marseille – Lazio, sfidë e “nxehtë” për faktin se luftohet për vendin e dytë, pasi Eintrachti i Frankfurtit, që pret Apollonin, duket se është në rrugë të pakthyeshme për vendin e parë në grup.
Tjetër sfidë e lehtë në letër për Chelsea-n e Londrës, që pret në “Stamford Bridge” Bate Borisov, takim që transetohet nga Supersport, ndërsa PAOK-u ka përballë MOL Vidin.
Glasgow Rangers do të ketë përballë Spartakun e Moskës, që ka ndoshta shansin e fundit për të mbetur në lojë. Në këtë takim mund të ketë minuta në fushë edhe për Eros Grezdën, i cili e ka kaluar dëmtimin dhe është i gatshëm për Steven Gerrard. Në sfidën tjetër të këtij grupi Villareali pret Rapidin e Vjenës. Ndeshja e fundit që vjen në ekranin e Supersport në orën 21:00 është Besiktas-Genk. Në këtë grup, ku ka ekulibër të plotë, pasi të gjitha skuadrat kanë grumbulluar nga tri pikë, luhet edhe Sarpsborg 08 – Malmoe.
Ora 18:55
AC Milan – Betis
AEK Larnaca – Ludogorets
Anderlecht – Fenerbahce
Dudelange – Olympiakos Piraeus
FC Copenhagen – Slavia Prague
Qarabag – Vorskla Poltava
RB Leipzig – Celtic
Salzburg – Rosenborg
Sporting – Arsenal
Trnava – D. Zagreb
Zenit Petersburg – Bordeaux
Zurich – Bayer Leverkusen
Ora 21:00
Besiktas – Genk
Chelsea – BATE
Eintracht Frankfurt – Apollon
Jablonec – FC Astana
Marseille – Lazio
PAOK – MOL Vidi
Rangers – Spartak Moscow
Rennes – Dyn. Kyiv
Sarpsborg 08 – Malmo FF
Sevilla – Akhisar Genclik Spor
St. Liege – Krasnodar
Villarreal – Rapid Vienna