Goditja e parë e Milanit për sezonin e ardhshëm nuk do të jetë një futbollist. Kthesa e kuqezinjve do të fillojë nga drejtimi, me largimin e drejtorit sportiv, Leonardo, dhe zëvendësimin e tij me një emër gjithnjë e më shumë të besueshëm, Luis Campos. Sipas “La Gazzetta dello Sport”, një marrëveshje është arritur ditët e fundit me drejtorin sportiv aktual të Lille. Sipas projektit të Gazidis, ai do të zëvendësojë Leonardo.
Campos është një zbulues i madh i talenteve, një “magjistar” i vërtetë i fitimeve kapitale. Në përvojën e tij të mëparshme te Monaco ai solli talente të ndryshëm, si Lemar, Fabinho dhe Bakayoko, ndërsa te Lille, zbulimi i tij më i mirë ishte padyshim Nicolas Pepé, tani i kërkuar nga klubet më të mira europiane. Javën e ardhshme, kur sezoni i Milanit të ketë mbaruar, është caktuar një tjetër takim me Campos, për të përmbyllur marrëveshjen.
Ndryshe nga ajo që ndodhi më parë me Romën, Campos thotë se është i gatshëm të largohet nga puna që bën në Montecarlo. Në favor të Milanit në këtë rast janë edhe marrëdhëniet e shkëlqyera midis liderëve të Elliott dhe Lille. Sidoqoftë, së pari duhet formalizuar lamtumira e Leonardo nga kuqezinjtë, e cila mund të arrijë në ditët pas ndeshjes së fundit me SPAL, e cila është vendimtare për të ardhmen e Milanit.