Milani afër akordit final me Torinon

20

Mesfushori i Torinos, Soualiho Meite, është gjithmonë e më pranë Milant. Sipas raportimit të gazetarit italian Fabrizio Romano, tashmë ka mbetur vetëm të gjendet gjuha e përbashkët mes klubeve. 23-vjeçari ka rënë dakord me kuqezinjtë për sa i përket kontratës së tij.

Drejtuesit e Milanit kërkojnë ta huazojnë fillimisht francezin dhe më pas ta blejnë përfundimisht kartonin e Meite. Lojtari ka qenë një nga shtyllat e formacionit të Giampaolos këtë sezon në Serie A, duke rënë menjëherë në radarin e Milanit dhe jo vetëm. Soualiho numëron 14 ndeshje me Torinon në kampionatin italian, ku ka shënuar një gol dhe ka dhuruar një asist për shokët e ekipit.