Klubi i Milan ka realizuar një tjetër blerje të rëndësishme në këtë merkato të verës. Tani ka ardhur edhe zyrtarizimi i mesfushorit turk Hakan Calhanoglu, i cili është blerë për rreth 22 milionë sterlina nga skuadra e Bayer Leverkusen. Lojtari ka qenë i pranishëm sot në “Casa Milan” ku ka nënshkruar një kontratë katërvjeçare me klubin milanez. “Dua të falënderoj Bayer Leverkusen, drejtuesit dhe tifozët për tre vite të jashtëzakonshme, tani po shikoj përpara drejt një sifde të re”, ka thënë Calhanoglu.
23-vjeçar do të luajë për herë të parë jashtë Gjermanisë që nga momenti që është bërë futbollist profesionist. Ai është një produkt i akademisë së Karlsruher. Pas dy sezoneve me këtë ekip, ku përfshihet edhe një vit me 17 gola të shënuar, ai është transferuar te Hamburg. Pas vetëm një sezoni, Calhanoglu u transferuar te Bayer Leverkusen skuadër me të cilën ka shkëlqyer në tre sezone.