Janë shituar të gjitha biletat në “San Siro” për ndeshjen Milan-Juventus. “Parashikohet një klimë si të ishte finalja e “Superbowl”. Biletat janë shitura të gjitha dhe nuk do të hapen më biletaritë. Në stadium do të ketë 78.328 shikues, – lexohej në faqen zyrtare të Milan në internet. – Ndeshja do të jetë shumë e ndjekur edhe në aspektin televiziv me më shumë se 200 kombe që do ta transfemtojnë takimin direkt. Mendohet se audienca botëror për këtë sfidë do të jetë 730 milionë shikues në gjithë globin.
Më pas, në faqen zyrtare të Milan, lexohet: “Do të ketë edhe disa tifozë VIP, që janë ftuar nga klubi ynë. Do të jetë në tribunë trajneri i kombëtares Giampiero Ventura, i shoqëruar nga menaxheri Lele Oriali, presidenti i Lombardisë, Roberto Maroni, Adriano Galliani dhe Ivo Ferriani, anëtar i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar. Nuk do të mungojë edhe legjendat e klubit tonë si Franco Baresi, Filippo Galli, Daniele Massaro, Paolo Maldini, Pietro Vierchowod, Massimo Oddo, Mauro Tassotti, Christian Vieri, Angelo Carbone, Marek Jankulovski dhe Giuseppe Favalli.”