Milan i’a ‘vjedh’ nga duart Depayn Barcelonës?!

31

FC Barcelona ka marrë një lajm të keq për sulmuesin holandez Memphis Depay. Kjo pasi Lyon mund të ofrojë sulmuesin holandez si pjesë e një marrëveshje shkëmbimi për të marrë lojtarin e Milanit Lucas Paqueta.

Braziliani pritet të largohet nga San Siro këtë afat të verës, dhe Lyon është ndër ekipet me të interesuar për transferimin e Paquetas.

Duke folur për Sky Italia, Gianluca Di Marzio foli për operacionin e mundshëm Paqueta-Lyon dhe lëshoi një bombë, përcjell ORAinfo, transmeton gazeta Koha.mk. Ai pretendoi se Lyon mund të propozonte Memphis Depay në Milano në operacionin përfundimtar të Paquetá.

Milani e ka ndjekur atë për disa kohë sulmuesin holandez, por Zlatan Ibrahimovic nuk dëshiron të jetë në stol, kështu që mbetet të shihet nëse Rossonerët do të vazhdojnë interesimin për transferimin e Depay në San Siro.

Depay kohëve të fundit është duke u kërkaur me ngul nga Barcelona, sidomos pas ardhjes së Koeman në krye të ekipit, mriëpo marrëveshje ende nuk ka.

Depay ka edhe një vit në kontratën e tij dhe Lyon nuk do të dëshironte ta humbte atë në një transferim falas.

Comments are closed.