Edicioni i paradites i gazetës së Siçilisë sqaron se si presidenti aktual i Sampdoria-s, Massimo Ferrero po konsideron mundësinë e blerjes së titullit sportiv të klubit të Palermos. Aspiruesi si “shpëtimtar” i skuadrës siçiliane, Ferrero konfirmon: “Unë po tentoj të shesh Sampdorian, kjo është e ditur prej kohësh. Më shumë se aq sa kam bërë, nuk është e mundur. Por jam një njeri i fakteve dhe jo i fjalëve”.
“Nëse do të kem fatin, sepse dëshira tashmë dihet që është, për të bërë atë që kam realizuar në 5 vitet me Sampdoria-n, atëherë Palermo është në një pozitë të hekurt”, paralajmëroi Ferrero, prodhuesi i famshëm kinematografik në Itali.
Ferrero udhëhoqi Sampdorian sezonin e fundit drejt vendit të 9-të të klasifikimit në Seria A, duke e mbyllur kampionatin në kuotën e 53 pikëve, vetëm 10 pikë më pas e Torino që do të diskutojë fazën kualifikuese për në UEFA Europa League.
Një ecuri dhe performancë pozitive, aq sa Milan, për të realizuar ringritjen e kuqezinjve ka “rrëmbyer” pikërisht trajnerin e Sampdorias, Marco Giampaolo, të preferuarin e presidentit Ferrero në 3 vitet e fundit.