Milan merr një goditje të rëndë. Mbrojtësi Andrea Conti do të mungojë rreth 6 muaj pas një dëtimi të rëndë të pësuar në seancën stërvitore. Ish lojtari i Atalantas që u transferua në Milano gjatë kësaj vere, ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju dhe sezoni për të është pothuajse i mbyllur. Anaizat e detajuara konfirmuan frikën e mjekëve dhe tashmë Conti duhet t’i nënshtrohet menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale në gju. Koha e rikuperimit është minimalisht 6 muaj dhe sipas komunikatës së klubit kuqezi, 23-vjeçari duhet të ndjekë fazën e rehabilitimit për t’u rikthyer në fushën e lojës i rikuperuar plotësisht.
Sezoni për ish mbrojtësin e Atalantës nisi në mënyrën më të keqe të mundshme pasi ditët e fundit ai po punonte për të rikuperuar një dëmtim në kavilje të pësuar gjatë ndeshjes eliinatore mes Italisë dhe Izraelit. Mbrojtësi italian nuk u përfshi në listën e Montellas për ndeshjen kundër Lazios, ndërsa nuk ishte i pranishëm gjithashtu edhe në sfidën e Vjenës kundër Austrisë. Gjatë sezonit të shkuar ai u aktivizua në 35 ndeshje me fanellën e skuadrës bergamaske.